Sherr me armë mes disa personave te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, 2 të plagosur, njëri prej tyre me precedent për shpërndarje droge! Identifikohen autorët
Dy të rinj, Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.
Redaksia 13 Tetor 2021, 17:10 | Përditesimi: 13 Tetor 2021, 21:50
TIRANË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy të plagosurve dhe autorëve, janë një berberhaneje në afërsi të zonës. Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy të rinjtë, të cilët kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Katër apo pesë persona kanë qenë pjesë e sherrit, dhe paraprakisht dyshohet se të gjithë njiheshin me njëri tjetrin dhe se kishin miqësi mes tyre. Mësohet se Xhulio Vela është me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali, për shpërndarje droge. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.
Një nga të plagosurit tek ish-parku i Autobusëve, me precedent penal për shpërndarje droge në Itali e Shqipëri
Një nga të plagosurit me armë zjarri tek ish-Parku i Autobusëve rezulton me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali Për shpërndarje droge. Xhulio Vela, një vit më parë u kap në Itali për shpërndarje marijuanë.