Të shtëna në drejtim të policisë në Malësi të Madhe, ministri i Brendshëm: Kambanë alarmi! Të gjenden mekanizmat për të parandaluar qarkullimin me armë zjarri

Të shtëna në drejtim të policisë në Malësi të Madhe, ministri i Brendshëm: Kambanë alarmi! Të gjenden mekanizmat për të parandaluar qarkullimin me armë zjarri

1723805612_ervinhoxha.jpeg

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe. Hoxha thotë se kjo është një kambanë alarmi e se duhet të gjenden mekanizmat për një kontroll sa më efikas të territorit, me qëllim parandalimin e këtyre ngjarjeve.

Ministri nënvizon se do të mbështesë maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin.

‘Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor.’- u shpreh Hoxha.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, qendra të banuara e kudo, për qëllime kriminale, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e Madhe, nuk është thjesht një kambanë alarmi.

Kjo kambanë na vendos përballë një detyre të madhe: Për të gjetur mekanizmat e menjëhershëm për kontroll më të mirë e më efikas të territorit, për të siguruar informacionin e duhur, me qëllim parandalimin.

E nga ana tjetër dhe po me kaq rëndësi, për të ndryshuar dhe reformuar organizatën e Policisë, nga qendra në bazë, në një shërbim model, pasqyrë e shoqërisë tonë, model që mund ta ofrojnë vetëm drejtues profesionistë dhe me integritet, dhe një organizatë e mirëstrukturuar dhe reaguese mëse e shpejtë.

Në detyrën e Ministrit të Brendshëm do të mbështes maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin, pavarësisht rrezikut dhe vështirësive, siç po përballet sot Policia e Shkodrës në luftën e saj kundër kultivimit të kanabisit apo Policia e Shtetit në përballjen e saj me krimin në çdo cep të vendit.

Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor.

Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një Polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe pronën, për të siguruar një ambient të sigurt shoqëror dhe respektim të të drejtave e lirive themelore të tyre.


Lajmi kryesor:

Malësia e Madhe ‘luftë’ si Lazarati, trafikantët e drogës qëllojnë në ajër sa shohin efektivët dhe arratisen! RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore