Të shtëna në përgatitjet e Laura
Pausinit në Leçe, vdes një punëto

Të shtëna në përgatitjet e Laura <br />Pausinit në Leçe, vdes një punëto
LECE, Itali – Në përgatitjet e koncertit të këngëtares së njohur italiane, Laura Pausini, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka gjetur vdekjen një punëtor i skenës, 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin italian të Leçes, teksa dy të shtëna nga një person ende i paidentifikuar, i morën jetën punëtorit 20 vjeçar, i cili ishte duke përgatitur skenën për koncertin e Pausinit.

Koncerti i këngëtares mjaft të njohur edhe për shqiptarët, Laura Pausini, do të zhvillohej të shtunën në Leçe në sheshin Palio.

Mediat italiane njoftojnë se viktima është 20 vjeçari, Valentino Spalluto, ndërsa autori i kësaj ngjarje mbetet ende i paidentifikuar.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se pas të shtënave panë të largohej një person me makinë, por nuk arritën dot ta identifikonin, ndërsa policia njofton se 2o vjeçari dyshohet të ketë marrë dy plumba, një në kokë dhe një në krah.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0