Të shtëna të tjera në një restorant në Stamboll. CNN Turk raporton se ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje në një restorant në rajonin Fatih të Stambollit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
 
Lajmet e para, të pakonfirmuara, flasin për dy të plagosur.

Shtypi turk shkruan se bëhet  fjalë për një incident të izoluar, midis personave të përfshirë në një sherr, dhe jo për një sulm terrorist si ai i 31 dhjetorit.
 
Në vigjilje të vitit të ri, një terrorist i armatosur me automatik Kallashnikov hapi zjarr në restorantin La Reina, duke u marrë jetën 39 personave e plagosur dhjetëra të tjerë.

d.i./Shqiptarja.com