Të shtënat me armë zjarri kanë terrorizuar mbrëmë qytetarët në Lezhë, telefonata anonime vë në lëvizje policinë

Të shtënat me armë zjarri kanë terrorizuar mbrëmë qytetarët në Lezhë, telefonata anonime vë në lëvizje policinë

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar, lagjen "Xhenjo" në Lezhë, por fatmiresisht nuk është raportuar për përsona të lënduar.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00 të së hënës dhe kanë qenë banor të zonës të cilët kanë sinjalizuar policinë. Blutë janë vënë mënjehere në lëvizje, duke krehur të gjithë zonen por pa mundur ende që të gjejnë vendgjarje dhe të zbardhin se çfarë mund të ketë ndodhur. Gjithashtu në spitalin rajonal të Lezhës, nuk ka mbërritur asnjë përson i lënduar me armë zjarri për të marër mjekim.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, për faktin se nga verifimet në terren nuk është konstatuar asgjë.Kjo është hera e dytë në harkun kohor të pak muajve që dëgjohen të bresheri armës në zonen e Lezhës dhe policia nuk ka arritur të gjeje vendgjarje apo dhe të identifikoj autoret.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave