Të shtunën 70 notarë kalojnë me not kanalin e Korfuzit

Të shtunën 70 notarë kalojnë me not kanalin e Korfuzit

KORFUZ- 70 notarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda e Australia do të notojnë mes Kanalit të Korfuzit. Edicioni i dytë i kalimit me not të kanalit të Korfuzit nga një numër notarësh të huaj do të zhvillohet mëngjesin e 31 gushtit.  Notarët e huaj do të notojnë përreth 2 milje detare në e ngushticën qe ndan brigjet shqiptare nga ishulli i Korfuzit. Nisja do të bëhet nga vendi i quajtur Pema e Thatë midis Ksamilit dhe Butrintit në orën 7.30 -08.00 të mëngjesit ditën e Shtunë.

Megjithëse distanca është mjaft e shkurtër kjo ngushticë  për 45 vite me radhë ka qenë në një nga zonat e ruajtura me rreptësi të madhe për të ndaluar çdo mundësi komunikimi midis brigjeve të dy vendeve.

Për këtë arsye organizatorët e këtij aktiviteti mendojnë se nëpërmjet aktiviteteve të tilla kjo ngushticë mund të rikthehet përsëri si një urë komunikimi midis Ishullit të Korfuzit dhe brigjeve shqiptare duke promovuar njëkohësisht turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

Kalimi me not i ngushticës nga notarët  ndiqet nga një numër i madh banorësh të ishullit turistë  si dhe nga autoritetet lokale të cilët  organizojnë edhe një festë modeste në Veriun e Ishullit të Korfuzit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët