TIRANE-Një ditë para se të mblidhet seanca e parë plenare për konstituimin e parlamentit të ri, ditën e shtunë, PS dhe PD do të mbledhin grupet parlamentare.
Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar nesër në orën 12:00 të mesditës. Ruçi do të drejtojë nesër mbledhjen për herë të fundit, pasi do të drejtojë Kuvendin për 4 vitet e ardhshme, ndërsa në vendin e tij do të jetë Taulant Balla.
Ndërsa Basha do ta mbledhë grupin në orën 18:00 të pasdites në selinë blu. Sipas burimeve të Report Tv, nga kjo mbledhje do të vendoset për kryesinë e grupit parlamentar.
Të njëjta burime bëjnë me dije se kjo mbledhje do të diskutojë edhe për objektivat e grupit parlamentar demokrat në nisjen e sesionit të ri, por mund të përfshihet në axhendën e diskutimit edhe kundërshtimi i emrave në kabinetin e ri qeveritar që kanë lidhje me të shkuarën komuniste.
PD kundërshton emrat e Rucit në krye të Kuvendit dhe Xhafajt në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë sa i përket emrave të kryesisë së grupit parlamentar më herët në Report Tv zbuloi se në këto poste përfliten Enkelejd Alibeaj si kryetar i grupit, Dhurata Çupi nënkryetare e parlamentit, nënkryetar i grupit Edi Paloka, sekretar Eduart Halimi dhe zëdhënëse e grupit Grida Duma.
Ndërkaq në krye të komisioneve parlamentare që do të drejtojë opozita pritet të propozohen Jorida Tabaku tek Integrimi, tek komisioni i Arsimit Luciano Boci dhe tek shëndetësia Tritan Shehu ose Albana Vokshi.
Ditën e shtunë do të mblidhet për herë të parë Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit për seancën e konstituimit, që do i hapte më pas rrugë edhe formimit të qeverisë së re.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com