Të shtunën nis sezoni, trajneri Colella: Partizani jo me moralin e duhur! Te Vllaznia nuk e përmendin fjalën titull

Të shtunën do jetë rradha e Partizanit për të nisur sezonin e ri të Superligës, pasi të kuqtë presin në ‘Elbasan Arena’ Egnatian në orën 19:00. Të kuqtë vijnë me shumë ndryshime ku më i rëndësishmi është trajneri, i cili u emërua vetëm pak ditë më parë.

“Kam gjetur nje skuadër që nuk ishte e lumtur, pa moralin e duhur. Nëse këto do ishin në rregull do kishte vazduar trajneri paraardhës. Jam këtu për të arritur objektivat e klubit, duke filluar me Egnatian, që e njohim mirë, pasi kemi dërguar njerëzit tanë për ti parë,”-u shpreh Giovanni Colella, trajner i Partizanit.

Ndërkohë në ‘Niko Dovana’ Erzeni do presë Vllazninë, që fillimisht nuk ka pranuar të deklarojë si objektiv fitimin e titullit kampion.

“Nuk do të thotë se është ndeshja e parë dhe ne duhet ta fitojmë me patjetër. Nuk kemi deklaruar që në fillim se do dalim kampion, pasi në Shqipëri janë 6 skuadra të paktën që e bëjnë diçka të tillë. Ju keni shembullin e Vllaznisë para 2 viteve që nuk hyri për titull, por në një moment ishte 13 pikë para në kampionat,”-deklaroi Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Objektivat janë që të jemi sa më të fortë në kampionat. Mezi po presim ndeshjen. Të futemi në fushë për maksimumin dhe ta vlerësojmë kundërshtarin. Nuk ka rëndësi është Erzeni apo kampionia në fuqi,”-tha Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë.

Dy sfidat e tjera të javës së parë të Superligës luhen të dielën mes Bylis-Kastrioti dhe Laçi-Teuta.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar