Të shtunën së shpejti mund të merrni një lajm të mirë... horoskopi për ditën e sotme

Të shtunën së shpejti mund të merrni një lajm të mirë... horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të rëndësishme. Shumë prej jush mund të gëzojnë një mundësi për të shpenguar veten. Nëse keni nevojë të filloni një projekt të ri mos hezitoni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të shtunën marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve duhet të mbrohet në një mënyrë të caktuar. Ky është një moment në të cilin mund të lindin huti. Ndoshta ju dëshironi diçka, që të paktën për momentin, nuk mund ta keni

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Mendja juaj ndonjëherë bën hile dhe rrezikoni të ndiheni keq duke parë prapa, duhet të kuptoni se e ardhmja dhe ajo që ju pret është përpara jush. Në këtë kuptim, kjo fundjavë do t'ju lejojë të keni takime të këndshme dhe të rëndësishme që do t'ju japin shkëlqim.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ju ndiheni sikur duhet të ngjiteni në majë dhe dalëngadalë po përpiqeni të përballoni të gjitha sprovat që ju hedh jeta. Gjëja më e rëndësishme megjithatë, është të mbani nervat dhe tensionet larg dhe t'i shikoni me besim angazhimet e radhës

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të shtunën ju pret një fundjavë që mund të jetë mjaft zhgënjyese nga pikëpamja fizike. Ju vini nga ditë shumë të vështira që ju kanë stresuar fizikisht. Dhe dalë ngadalë do përmirësohen gjërat.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Ndjenjat janë shumë të rëndësishme për ju. Krahasuar me fundin e prillit apo fillimin e majit kur kishte një krizë reale, tani situata është shumë më e mirë. Megjithatë, ju vazhdoni të bëni të gjitha përpjekjet dhe përkushtimin e mundshëm për të bërë më të mirën tuaj.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të shtunën së shpejti mund të merrni një lajm të mirë. Edhe në minutën e fundit nuk duhet të dëshpëroheni menjëherë. Kjo padyshim vlen për të gjitha fushat e jetës suaj, nga ajo profesionale tek ajo personale.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të shtunën do e keni vendosur mirë qëllimin dhe me shumë mundësi i keni dhënë edhe vetes një afat deri në të cilin do ta arrini atë. Ndërsa kjo ju shtyn të jepni gjithçka, mund t'ju bëjë edhe pak nervozë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në disa raste ju ndodh të flisni shumë ose në mënyrë të papërshtatshme dhe kjo ndonjëherë krijon tensione me njerëzit përreth jush. Pastaj, nëse ka një histori që nuk funksionon, situata mund të ndërlikohet edhe më shumë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të shtunën do të favorizohen të gjithë ata që duan të jetojnë larg një të kaluare të vështirë dhe që kanë arritur me shumë vështirësi të ndërtojnë një të tashme dhe të ardhme më të mirë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të shtunën nuk keni dëshirë të madhe për të krijuar marrëdhënie të reja me njerëzit. Këshilla për ta përballuar më mirë këtë të shtunë në fund të qershorit është të mos detyroni dorën me personat me të cilët nuk keni një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të shtunën mund të arrini një krahasim që keni pritur prej kohësh. Mos e humbisni trenin pasi e diela do të jetë një ditë shumë konfliktuale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës