Te Sportet, "luftë" për t'u bërë
rektor, pezullohet fushata

Te Sportet, "luftë" për t'u bërë<br />rektor, pezullohet fushata
TIRANE- Në universitetin e Sporteve në Tiranë fushata zgjedhore nuk ka nisur ende. Kjo për shkak se senati i këtij universiteti ka përplasje me rektorin për shkak të rregullores. Në këtë përplasje është përfshirë edhe ministria e Arsimit, e cila ka kërcënuar se nëse s'ndryshon rregullorja e zgje-dhjeve do t'i pezullojë ata.

Shkak për këtë përplasje është bërë rregullorja e zgjedhjeve e miratuar nga senati i Universitetit të Sporteve. Dhe më konkretisht bëhet fjalë për pikën 7.10 të kësaj rregulloreje ku flitet për kandidimin për postet drejtuese të këtij universiteti dhe është vendosur edhe kriteri i moshës. Më konkretisht në këtë pikë thuhet "Nuk mund të kandidojnë për organe drejtuese dhe autoritet drejtues në UST, personat për shkak të daljes në pension në UST, nuk mund të plotësojnë mandatin 4-vjeçar". Por kjo pikë e rregullores, së miratuar në senat, është kundërshtuar me forcë nga rektori aktual, Vejsel Rizvanolli, i cili ka shprehur dëshirën për rikandidim, por mbush moshën e daljes në pension, në 2015-ën, pra një vit para se t'i përfundojë mandati 4-vjeçar (nëse ai fiton). Ai ka paraqitur në senat një projekt rregullore, që e ndryshon këtë nen, duke e bërë që mund të kandidojnë "nëse mosha e daljes në pension është më shumë se 2/3 e mandatit".

Por propozimi i rektorit është hedhur poshtë nga senati. Dhe këtu ka nisur përplasja. Sipas anëtarëve të senatit të këtij universiteti, Rizvanolli i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Arsimit për këtë gjë, ndërkohë që MASH-i ka dërguar zëvendësministren Nora Malaj dhe dy juristë të këtij dikasteri për të bindur anëtarët e senatit të Universitetit të Spprteve se një kriter të tillë seleksionues shkel të drejtat njeriut. "Ata pretendojnë se vendosja e moshës si kusht për të kandiduar për një organ drejtues në UST, është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, por ne nuk mendojmë se në këtë rast bëhet fjalë për një të drejtë themelore. Në këtë rast bëhet fjalë për një kriter që duhet plotësuar", - na shpjegojnë anëtarët e senatit të UST-së. Ata më tej na shpjegojnë se ky kriter është vendosur edhe nga Universiteti i Arteve dhe ai i Elbasanit. "Nëse qenka me të vërtetë kështu, pra u cënoka një e drejtë themelore e lirisë së personit, atëherë përse ministria e Arsimit nuk ka kërkuar ndryshimin dhe heqjen e këtij kriteri edhe tek Universiteti i Arteve dhe ai i Elbasanit, të cilët e kanë edhe ata në rregullore?", - thonë më tej ata.
MINISTRIA
Pas ankesës së bërë nga rektori aktual Vejsel Rizvanolli, i cili preket drejtë për së drejti nga kjo rregullore e re, MASH, me datë 25 janar i ka dërguar një shkresë zyrtare senatit të këtij Universiteti, rektorit dhe zyrës për mbrojtjen nga diskriminimi. "Lutemi që ky formulim (i pikës 7.10) të mos përfshihet në rregullore, pasi vendosja e një kriteri përjashtues për kandidatët që konkurrojnë për autoritete dhe organe drejtuese përbën diskriminim për shkak të moshës, vjen në kundërshtim me ligjin nr.10221, datë 04.02.2010 "Për mbrojtjen nga diskriminimi" dhe Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut. Ministria e Arsimit do të jetë e detyruar të pezullojë procesin zgjedhjeve deri në respektimin e plotë të legjislacionit", - përfundon shkresa e MASH-it.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë