Shtëpitë e tyre janë nën flakë, qyteti digjet dhe frika e bombardimeve ka kapluar çdo qytetarë të Ukrainës, teksa vendi ndodhet nën 'kthetrat' e pushtuesve rusë prej 4 ditësh tashmë. Foto të trishta tregojnë jetesën e ukrainasve, tashmë e kthyer përmbys nga lufta. Banorët janë strehuar në stacionet hekurudhore nëntokësore, ndërsa të tjerët morën armët për të luftuar rusët që përparonin. Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për rekrutët civilë dhe për vendasit që të bëjnë bomba molotov si pjesë e luftimit. Rreth 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, por mijëra janë larguar nga kryeqyteti që nga fillimi i pushtimit të enjten.