Familja e varfër në Novoselë, prindërit dhe vajza e sëmurë në qiell të hapur

Varfëri dhe skamja janë ulur këmbëkryq në familjen Stefo në fshatin Dëllënjë të Novoselës. Janë katër gjysëm mure të cilat mbajnë në këmbë një çati, e cila edhe ajo është e përgjysmuar.

Dhoma është e ndarë me batanije, ndërsa drita shërben për të ndriçuar, pasui duket qartë që shtëpia nuk ka parë poç elektrik prej vitesh.

Çatia në shumë pjesë është e hapur, sa që në ditët me shi, 4 pjestarët e familjes kur flenë gjumë, sipër batanijeve hedhin plasmas, pasi çfarë bije jashtë futet brenda dhomës.

3 pjestarët e familjes janë të sëmurë, me probleme mendore, të vetmen të ardhur që kanë është një 10 mijë lekësh kemp për zonjën e shtëpisë, Adelina Stefon, ndërsa për të zotin e shtëpisë, Lefter Stefo e për vajzën e tyre që është me probleme mendore nuk është akorduar asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

Adelina, megjithëse e rënduar psikologjikisht shprehet se në të shumtën e rasteve bien për të fjetuar pa ngrënë, por edhe kur gdhihen uria vazhdon.

Pikon, mbushet me ujë.

Adelina Stefo, banore e Dëllënjës

Kryefamiljari Lefter Stefo tregon se familja e tij është në këtë gjendje. Ai thotë se pak pako ushqimore sigurojnë vetëm në kohë fushatash, e më pas gjithçka kthehet si më parë.

S’kam bukë të ha. S’kam as lekë. Me 50 mijë lekë jetoj, drita s’kemi. M’i presin se s’kam të paguaj.

Lefter Stefo, banor i Dëllënjës

E vetmja që ishte në gjendje të mirë mendore ishte njëra nga vajzat, Kristela. Ajo tregon se ka mbaruar klasën e nëntë, por që nuk mund të vazhdojë shkollën sepse nuk ka bukë të hajë e lëre për të blerë libra e pajisje shkollore.

Çfarë të bëj unë? Dua të vazhdoj shkollën, të bëhem që të nxjerr këta por çfarë të bëj unë, ne s’kemi lekë të hamë bukë.

Kristela Stefo

Xhaxhai i vajzave dhe vëllai i Lefteri, Pilo Stefa tregon se historia e vëllait të tij është e tillë prej vitesh, e për ta askush nuk e ka parë të nevojshme ndihmën. Ai apelon që shteti të kthejë sytë për të ndihmuar familjen e cila është e pamundur për të vijuar jetën normalisht.

Siç e shihni gjendja e tyre është jashtëzakonisht keq. Kemi kërkuar ndihmë nga komuna por kur kishin nevojë për vota vinin, shikonin shtëpinë dhe premtonin por asgjë.

Pilo Stefa  

Largohemi nga familja Stefo, me shpresë për një ndihmë ndaj tyre, ndërsa familja lutjen më të shpeshtë që bën është, “zgjedhje të ketë sa më shumë, që të paktë gjatë fushatave ata kanë bukë për të ngopur barkun”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati99ave: 17/09/2018 03:03

    Ka ndonjë numër llogarie për ti ndihmuar sadopak këta të mjerë?

    Përgjigju
  • kafe e hidhur: 16/09/2018 23:50

    realiteti i hidhur i politikes shqiptare qe ven te sundojn derdimenet e lapanjozet e ndjenjshqyerit e varrhapesit..fonde per zyra ka..per njerez ne nevoje jo..ndjenje sociale nuk ekziston ka vdekur kudo..je vetem o burim leku o burim vote ..nga njera ane do zhvatesh..po ne fund paguhet gjithmon injoranza,na lane debila ne komunizem,keta artistet e demokracis na fshin fare dhe ato dy ide te mbrapshta qe na kishin mesuar e na lane ne terr total injorance..e ne kete jete padituria paguhet..indinjate e keqardhje per ate popull::(((

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë