Të veçantat e Kupës e Botës!

Të veçantat e Kupës e Botës!

Oscar Tabarez

Kupa e Botës është një eveniment i veçantë me këdo që është i apasionuar pas futbollit. Një botëror lidhet gjithnje me një ngjarje personale, çdo fans e kujton vendin ku ka qënë kur Gjermania thyente 7-1 Brazilin, apo në çfarë vendi e ka përjetuar golin e Iniestës në finalen e 2010-ës. Kupa e Botës e zhvilluar në Rusi na dhuroi disa kujtime unikale për të cilat do të duhet kohë që t’i fshijmë nga hard disku ynë.

Çasti ndoshta më emocionues në planin human lidhet me Oscar Tabarez. Trajneri i Uruguait vuan nga sindroma e “Guillian-Barre” një sëmundje që prek sistemin nervor, megjithatë kjo nuk e ndaloi që me paterica të qëndronte përkrah skuadrës në stol dhe ta drejtonte me profesionalizëm ashtu si ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij.

Neymar në kampionatin e  “hedhjeve nga trampolina”, ylli i Brazilit u veçua për aftësitë teatrale duke simuluar thuajse në çdo prekje të kundërshtarit. Sulmuesi 14 minuta të Botërorit të tij i kaloi duke u rrotulluar nëpër terrenet e stadiumeve të Rusi, le të themi jo një sjellje në kulmin e “fair play”-t.

Jorge Sampaoli përfundoi “nën gijotinë” për zhgënjimin e Argjentinës në Kupën e Botës. Kur përmendet emri i tij gjëja e parë që të bie ndërmend janë tatuazhet. 58-vjeçari nuk nguroi t’i ekspozonte me krenari krahet e ngjyrosur ndërkohë që “anija” albiceleste po mbytej e veshur me vellon e dështimit.

Festimi karakterstik i Islandës. “Geyser Sound”-in na e prezantuan që në Europian, por ishte një premier në Botëror. Festim që u adoptua edhe nga francezët të saposhpallur kampionë të botës.

“EL Pibe de oro” në versionin e tij origjinal. Maradona pushtoi skenën në takimet e Argjentinës, jo më duke dribluar kundërshtarët si bënte dikur por duke u shndërruar në tifozin më të çmendur të “La Selecion”, madje ashtu si çdo tifoz që e tejkalon me pijen, në një moment “ju fikën dritat”.

Në fund presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitanovic. Ndërkohë që e gjitha Kroacia dëshpërohej për triumfin e munguar në finale ajo nuk ia kurseu buzqeshjen askujt, madje kishte përqafime të ngrohta për të gjithë, francezë, kroatë, gjyqtarë…vetëm për Putin jo. Supersport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos