Me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të ri, fëmijët e kopshti nr.1 në Elbasan kanë organizuar një ditë ndryshe.
Të vegjlit, të veshur si babagjysh, organizuan një koncert të vogël në ambientet e kopshtit, ku recituan, kërcyen e aktruan.
Drejtoresha e kopshtit, Eli Tafani në mesazhin për festat e fundvitit uroi mbarësi për të gjitha familjet shqiptare.
Në fund fëmijët u surprizuan nga ‘Babagjyshi’ që u shpërndau dhurata.
Komento