‘Të vjelat plot’, Braçe ngre shqetësimin për fermerët: Nuk dinë ku të çojnë prodhimin, këtu nis grabitja e tregtarëve

‘Të vjelat plot’, Braçe ngre shqetësimin për fermerët: Nuk dinë ku të çojnë prodhimin, këtu nis grabitja e tregtarëve

Erion Braçe

Prodhimet bujqësore dhe frutore të fermerëve në zonën e Divjakës, Lushnjës dhe Beratit kanë qenë të bollshme.

Kështu ka bërë me dije deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka ngritur shqetësimin e fermerëve të cilët një zëri thonë se ato nuk dinë ku të çojnë mallin. Pikërisht në këtë moment thotë Braçe, tregtarët nisin grabitjen e fermerëve.

‘Të vjelat tona! Pemët janë plot, plot, plot! Zoti dhe puna e mundi i njerezve, po sjellin te vjela te mbara;

Ky eshte prodhimi! Nga Divjaka, ne Lushnje, ne Berat, prodhimi eshte i madh ne ullinj, shege, limone, fiq-pash dje kudo ne parcela e duket mbiprodhim;

Ajo qe me tmerroi dje ishte pyetja qe me erdhi si vare nga bujqit: Çdo e bëjmë e ku do e çojmë? Kur ka prodhim te tille e kaq cilesor, nis edhe grabitja e tregtareve dhe ai eshte halli plus!

VO: sa turp me vjen qe ne per pemet nuk mbeshtesim me asgje, cfare ekonomie eshte dhe sa potencial ka; e di qe do nxitoj nje aty te thote-japim nafte per ullirin, por gjysma e familjeve qe kane aplikuar, nuk e kane marre ende naften dhe kaloi mesi i shtatorit.’- shkruan Braçe.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/09/2022 04:57

    Ketu ku jetoj une,fermeret furnizojne ne fillim supermarket lokale,2 arka ketu e 3 aty ,nuk u del keq dhe supermarketet e trumbetojne me te madhe qe furnizohen nga fermeret lokale,sepse jo vetem qe prodhimi eshte me i fresket,por dhe ndihmojne fermeret lokale.Pervec kesaj mund te furnizohen dhe institucionet lokale,si shkollat,spitalet,burgjet.Ata qe kane drufrutore si p.sh.mollet hapin plantacionet per publikun,ku kushdo qe ka mundesi mund te shkoje familjarisht te mbledhe vete mollet dhe i paguan sa ua ka vene cmimin fermeri.Nje aktivitet interesant sepse mund te aktivizohen dhe femijet qe e u pelqen shume te mbledhin fruta dhe njekohesisht mesohen me sensin e punes qe te vegjel.Nuk duhet harruar dhe perpunimi edhe ketu mund te gjesh treg.Nje menyre tjeter eshte tregu shetites me makina te mbushura me prodhime qe shkojne ne cdo bllok pallatesh dhe ku malli shitet direkt nga fermeret.Ka 100 menyra per te shitur,ndoshta ne vend te akademise se barinjve,nje akademi,ose kurse bazike per tregetine e marketingun per fermeret do te ishin me te vlefshme.

    Përgjigju
  • redi: 17/09/2022 17:12

    Brace eshte e vetere qe prodhim te bollshem ne fruta e perime dhe kuktura te ares ka . Por shorehja e bujqeve se ku do ta shesim nuk shkon.Vet bashkite duhet te bindin fshataret ne krijimin e pika e te shithes de tyre ne qttete te ndryshme duje i lene me gisht ne goje tragtaret abuzues dhe duke pasur cmimet e tyre nekontroll.Oer grurin dhe misrin apo dhe elbin duhet te hyjne ne lone blerjet nga rezervat e shtetit bile dhe nje fabrik mieli ne afministrim te bashkise . Keshtu i behet konkurence tregut monopol te kukturave bujqesire

    Përgjigju
  • Durrsaku: 17/09/2022 11:34

    Esht treg i lir o idiot, kerkes ofert ca po flet. Je dhe ekonomist pa punu nji dit si i till, fermeret duhet te kuptojn qe nuk te ben veten toka dhe zetori biznesmen, duhet te krijojne korporata e te kene fuqine ne dore po ata sflasin me njeri tj jo me te bashkepunojne.

    Përgjigju
  • Dakord: 17/09/2022 10:19

    Problemi qe ke ti braçe eshte se je me mentalitet komunist. Tregetine ne kapitalizem e quan grabitje. Kerkese oferten e quan grabitje. Çfare do ti nga ne, te hame nga 7 vakte secili kur fermeret kane super prodhim??? Mundimi qe ata bejne per ujitje krasitje etj eshte i njejte o zoteri si kur kane prodhim si kur nuk kane prodhim. Beji thirrje fermereve te lidhin kontrata qe kur pemet jane ne lule e mos ta lene kur te vilen kokrrat se tahmaja e madhe te le pa gje apo jo?? Qari dhe qederi flene bashke thote populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur