Të zhdukurit në Vlorë/ Denoncoi vrasjen e Albano Xhaferit, në gjyqi i penduari Merkaj

Gazmend Merkaj personi që konsiderohet si i penduar dhe që tregoi mënyrën e rrëmbimit të Albano Xhaferit në Vlorë, është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit. Ndaj Merkajt është ngritur akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”,pasi në datën 1 gusht 2018 ai është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, duke dorëzuar dhe armën që mbante pa lejë. Çështja penale kundër njeriut që është konsideruar si i penduar është rregjistruar në gjykatën e Fierit në datën 10 janar 2019 dhe pikërisht në këtë gjykatë, pritet që të fillojë dhe shqyrtimi gjyqësor. Merkaj është dorëzuar në polici dhe gjatë këtij momenti ai ka pasur dhe një pistoletë me vete, duke ja dorëzuar policisë dhe pohuar se armën e mbante për vetëmbrojtje. Mirëpo pikërisht për këtë armë njeriu që guxoi dhe denoncoi krimet e bandave në Vlorë, është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit.

Si u vetëdorëzua në polici
Gazmend Merkaj është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës se në automjetin e tij tip BMË ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orësh u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë. Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe IlirShakaj.

Vrasja e Xhaferit me urdhër të Harizaj
Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogaritë shtetasit Edison Harizaj, një tjetër e mirënjohur në Vlorë.

Pas dëshmisë së tij prokuroria e Vlorës urdhëroi arrestimin e dy personave Besart Zharzha, i cili është ende në burg dhe personin tjetër Alfred Sulaj, i cili ndodhet në gjëndje të lirë. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes.

Po kështu, nga ana e organit të prokurorisë është arritur në konkluzionin se, në ngjarjen e ndodhur konstatohen elemente të veprave penale të “Moskallëzim të një krimi” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të kryera nga shtetasi Alfred Sulaj, pasi ky shtetas ka marrë dijeni se me automjetin e Aleksandër Çaushaj, ishte kryer një krim dhe ka kryer veprime duke e pastruar dhe fshirë gjurmët e kryerjes së këtij krimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën