Të zhytesh në baltë për një grusht stërlina (VIDEO)

Në Maldon, në grykëderdhjen e lumit Blackwater në Angli, është zhvilluar “Maldon Mud Race", gara e përvitshme zbavitëse që mbahet në pranverë, në Promenade Park, në fund të muajit prill ose fillim të muajit maj.

Gara e çuditshme konsiston në vrapimin e 2000 konkurentëve në distancë 500 metra, në një terren me baltë, në shtratin e lumit Blackwater.

Eventi vjetor filllimisht zhvillohej në fund të muajit dhjetorit, por moti jashtëzakonisht i ftohtë i detyroi organizatorët ta spostonin atë në pranverë.

Themeluar mbi një dekadë më parë, Maldon Mud Race është bërë një nga lëvizjet më frymëzuese dhe fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimet e eventit zbavitës janë të thjeshta. Së pari, për të mbledhur para dhe rritur vetëdijen për bamirësi.

Së dyti, për të frymëzuar dhe motivuar njerëzit për të bërë diçka që ata nuk e bërë parë më parë. Dhe së treti, për ta bërë botën një vend më të lumtur duke vënë buzëqeshje në fytyrën e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja