"Të zuri Basha mat" Rama: Dardha
e ka bishtin mbrapa, mos dëgjoni PD

e ka bishtin mbrapa, mos dëgjoni PD">
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas kërkesës së opozitës për të pranuar paketën e 'McAllister'.
 
Rama u ka kthyer përgjigje komentuesve në Facebook, të cilët i shkruan se "Basha dhe opozita e zunë mat".
 
Rama thotë që të mos dëgjoni lajmet nga bunkeri i plastmasit se dardha e ka bishtin mbrapa thotë populli. 

Pas takimit 2 orë me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i PD i nis një letër zyrtare kryeministrit Rama.
 
Ne leter, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi sot publikisht kryeministrit Edi Rama që të pranojë edhe ai paketën me propozimet e paketës McAllister plus, për zgjidhjen e ngërçit politik.  


Replikat e Ramës
Qytetari:
Nëse vërtet mendoni se opozita po i shmanget vetingut dhe përkeqësohet situata ne vend përse nuk sakrifikonin nji muaj shtyrjen e zgjedhjeve që ta vërtetosh tek populli se nuk jeni të dy palët kundra drejtësisë që ne populli ëndërrojmë. Z. Kryeminister
 
Edi Rama:
Zgjedhjet jane te popullit nuk jane te miat Edëard dhe drejtesia do te behet, do s’do Partia Demokratike!
 
Qytetari:  Ik o budall se je ber si dordolec per te trembur sorrat..
 
Edi Rama: U trembe ti Gresi? Jo keshtu xhan, sepse edukata te duhet per vete jo per mua dhe nje vajze qe shan si te ishte nje pijanec i dehur, eshte vertete per te ardhur keq!
 
Qytetari: Jo,duam kusht qe vetingun ta votoni ne kete mandat, se nuk I dihet nqs PD hyn ne zgjedhje ndoshta ate veting nuk do ta votoje kurre pastaj ,te votoje vetingun dhe te hyje ne zgjedhje mqs e ka sjell veten ne kete faze
 
Edi Rama:
Pa Vetingun nuk ka asgje per PD Shady, zero marreveshje, rri i qete
 
Qytetari: Parole, parole, parole…. Yee e tha cope plako, ne mbeshtesim paketen McAllister. Tashi ti si cun i zgjuar qe je e kutpon se cdo shmangie nga kjo eshte refuzim. Te na rroje cupe e pare, tjeter here me djale i thone kesaj…
 
Edi Rama: Te te rrojne sa malet kalamajte Armand dhe mos degjo muhabetet e burrave kalamaj
 
Qytetari: Te zuri Basha dhe Opozita sha mat😂😂😂😂ti ke 3 muaj qe thua vetingu ose ska dhe tani qe Opozita esht dakort ta votoj ti thua jo as vetingu as paken qe Amerika dhe Europa ishin dakort . Te dolen genjeshtrat ne shesh tani ske nga tja majsh
 
Edi Rama: Prit Anton prit, mos degjo lajmet nga bunkeri i plastmasit se dardha e ka bishtin mbrapa thote populli✌
 
Qytetari:  une nuk e kuptoj pse ja zgjasni kaq shume agonine kesaj ceshtjeje, ore a pyeti kend PD kur i hyri detit me kembe? pse duhet te nxirrni ju gurin qe hodhi budallai ne lume??
 
Edi Rama: Ne vazhdojme punen Iskander, qeverisim dhe bejme fushaten tone, por nga ana tjeter asgje nuk duam te leme pa bere qe PD te perfshihet, natyrisht jo ne kurriz te Shqiperise qe e duam shtet e jo pazar sic ka qene nje cerek shekulli perpara se te merrnim mandatin e pare!
 
Qytetari: Hec e merre vesh kush genjen?
 
Edi Rama:  Nuk eshte me vesh, eshte me mend kjo Mirjan dhe eshte kollaj fare!
 
Qytetari: Ç’je një politikan K**vë ti! As andej as këtej! Pusht!
 
Edi Rama: Hahahaha Rodney Jerkins, paske gjetur emer burreror per te trashur zerin, i shkreti ti



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut