Tea Trifoni është një nga banoret më të komentuara të Big Brother Vip, kjo edhe sepse ishte një ndër “armiket” e Luiz Ejllit. Së fundmi, në një emision ajo ka thënë se fansat e këngëtarit kanë bërë veprime ekstreme ku sipas saj njëri prej tyre është përpjekur ta aksidentojë.

“Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. “Big Brother-i” vazhdon edhe jashtë. Isha në makinë, isha pasagjere. Motra e vogël ishte në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste që të bënim karambol. E kuptova se ishte fansi i Luizit, se po na hidhte ujë, po thërriste, po shante deri diku,”-u shpreh Tea.

Në një intervistë, Tea pranoi atë që të gjithë okmentuesit në rrjet kishin thënë kur ajo ishte brenda shtëpisë, faktin që ajo kishte pëlqim për Luizin.

‘Më pëlqente shumë’- tha sot Tea.

Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që marrëdhënia të mos funksiononte, duke i “hapur rrugë” Kiarës.

‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka”, tha Tea Trifoni.