Luiz Ejlli ka komentuar deklaratat e ish-banores së Big Brother, Tea Trifoni, e cila tha pak ditë më parë se Kiara e kishte kërcënuar. Këtë deklaratë, Luiz Ejlli ka zgjedhur ta kalojë me një ironi.
“Unë e pashë mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar por kishte ngatërruar derën. Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë me shkuar te shefi, “Shef më ka kërcënuar Kiara”.
Tea Trifoni deklaroi se është kërcënuar nga Kiara se do e vrasë. Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur te dera e TV ku ka ardhur Kiara, tezja dhe kunati i saj, i cili thotë se punon në një ministri, dhe e kanë kërcënuar.