Teatri i Metropolit/ Shfaqet
“Salome”, tragjedia e pasioneve të egra

Teatri i Metropolit/ Shfaqet<br />“Salome”, tragjedia e pasioneve të egra
TIRANE- Shfaqet në Teatrin e Metropolit nga qendra ACA “SALOME”, një tragjedi me një akt, shkruar nga Oscar Ëilde. Kjo shfaqje do të ngjite në skenë në datat 20,21,22 maj në orën 20.00 për publikun, ndërsa mbrëmë u dha kjo shfaqje për të ftuar të posaccëm nga shoqëria civile dhe bota e artit dhe politikës.

“Salome”,kjo tragjedi e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Ëilde provokon emocione tronditëse dhe rrënqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretereshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj Profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë koken e prerë të Jokananit.

Ajo arrin deri aty sa të përkëdhel e puth me një pasion të shfrenuar kokën e prerë të Jokananit sa Herodi tmerrohet dhe urdhëron vrasjen e Salomesë. Kjo shfaqje me Producente Shegushe Bebetin, është vënë në skenë nga regjizori italian Paolo Comentale, muzika Sokol Marsi, kostumografe Laedia Hajdari, skulptore Lukrecia Tritone dhe koreografia Fatjon Sulstarova, maskat janë punuar nga Edmond Angoni. Interpretojnë Salome- Jorida Meta,Herodi-Sokol Myzeqari,Herodia-Shegushe Bebeti,Jokanan-Florian Kokona dhe Uushtari- Fatjon Sulstarova.

“Salome” është vënë në shumë skena të botës. Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Al Pacino ka realizuar një film të mrekullushëm, etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023