TIRANË - Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Dorjan Ramaliu, Laert Vasili, Valina Muçolli dhe Apostol Kaçi janë edhe emrat e kastës së aktorëve të cilët do të sjellin ditën e nesërme ora 19:00 në skenën e sallës Cehov të Teatrit të Metepropolit një komedi mjaft të veçantë të quajtu "Brekët".
Pjesa që ka si autor Carl Sternheim, në regjinë e Kastriot Çipit, sknografinë e Hysni Lokës dhe kostumet e Ina Elezit, është dhe premiera e Teatrit të Metropolit, i cili ka vënë në skenë këtë shfaqe, e cila është koherente dhe shumë e përshtatshme për realitetin shqiptar.
Komdia gjermane e shkruar nga Steirnheim në vitin 1911, pasi u vu në skenë në 15 shkurt të vitit 1911, pasoi me një skandal të vërtetë, dhe asokohe u ndalua për njëfarë kohe nga policia vendase pasi titulli i kësaj vepre quhej "fyes" dhe mjaft "banal".
Historia nis në një miting, ku një gruaje të re me emrin Luiza, i bien të mbathurat.
Kjo situtatë shtyn dy personazhet qendrore në vepër Franko (Dorjan Ramaliu) dhe Benjamin (Laert Vasili), të hyjnë si qeramarrës në shtëpinë e Luizës (Alesia Xhemalaj) me shpresë se do të mund të kenë një aventure erotike me të", shpjegon regjisori Kastriot Çipit pak nga vepra.
Sipas Çipit, komedia nuk mbetet në kuadrin e një intrige të thjeshtë erotike, mes dy rivalësh për të njëjtën grua, sepse në situatat e krijuara shpalosin të tjera nivele konflikli, ku ndërthuren maskilizmi, demagogjia dhe hipokrizia e burrave në një shoqëri, ku gruaja është ende qytetare e dorës së dytë. /ATSH/
/Shqiptarja.com