Teatri i Preshevës sjell komedinë 
“Emigrantët” në Teatrin Metropol

Teatri i Preshevës sjell komedinë <br />“Emigrantët” në Teatrin Metropol
Komedia “Emigrantët” e ngjitur në skenë nga regjisorja Afeida Boriçi Mehmeti vjen në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Kulturore “Tirana” (Teatri Metropol) dhe Qendrës Kulturore Preshevë. Vepra e Mrozhek është një tekst absurd që flet për dy personazhe,  AA një puntor intelektual , emigrant politik, shkrimtar, njeri i ideve, i cili emigron për të gjetur lirinë e munguar atë të krijimit dhe ndërgjegjes të cilat mnë vendin e tij komunist i qenë privuar.

Ndërkohë i dyti është XX një punëtor të thjesht provincial, emigrant i cili punon gjithë kohën, nuk ushqehet si duhet vetëm e vetëm për të realizuar ëndrrën e tij: të kursej ca të ardhura për të  ndërtuar një shtëpi në vendin e tij.

“Emigrantët” kjo vepër e njohur e Mrozhek , është një shfaqje ku dialogu tragjiko-komik i dy personazheve ndërtohet mbi pyetje të rëndësishme lidhur me fenomenin Njeri-Njeri,  ku këta ë fundit nuk janë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin.  Edhe pse në një vend Perëndimor ku liria ekonomike e politike është e legjitimuar, të dy personazhet në vepër nuk e gjejnë dot lumturinë, përkundrazi të dy janë të dëshpëruar, të parealizuar, dështakë, mjeranë, gati për t’i dhënë fund jetës së tyre.  Sepse motivet për të jetuar kanë shteruar. S’ka as kënaqësi, as lumturi, ka veçse ankth ekzistencial, çjerrje e utopisë dhe lumturisë së rrejshme; ka po aq një tjetërsim sfilitës si dhe një trishtim mortor. “Emigrantët” është një vepër që flet për njerëzit, të cilët kanë humbur jetën e tyre duke emigruar për të ndryshuar mirëqenien e tyre por, me problemet e fundit që ende vazhdojnë ti ndjekin pas, sot e kësaj dite”, thotë regjisorja Boriçi.

Kjo komedi do të shfaqet në skenën e Teatrit të Metropolit, të mërkurën datë 7.10.2015, salla “Shekspir”, ora 19:00. Hyrja është e lirë.  

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Mbahet seanca në GJKKO

SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Mbahet seanca në GJKKO