Teatri Kombëtar përzgjedh 10
veprat, rikthen Martin Camaj

Teatri Kombëtar përzgjedh 10<br />veprat, rikthen Martin Camaj

 
Martin Camaj me “Kandili i Argjendit” është autori i parë ndër 10 dramat e përzgjedhura për edicionin e tretë të “Netëve të leximit të dramës shqipe”.
 
Veprat që janë përzgjedhur në këtë edicion janë: ”Kandili i Argjendit” e Martin Camaj; “Eksperimenti” e Agush Mulliqit; ”Duke pritur Gobon” e Armando Borës; “Tag” e Bashkim Hoxhës; ”Ditët e Tiranës” e Diana Çulit; “Ingranazhi fantastic” i Erjon Kames; “Na vodhën nënën” e Ilir Bezhanit; “Prostitutat” e Leka Bungos; “Pengu” i Saimir Gongos dhe “Fisnikët” e Ylljet Aliçkës.
 
Leximi i tyre do të nisë që nga data 29 maj, thuhet në njoftim të Teatrit Kombëtar të Tiranës. Dramaturgët dhe regjisorët kanë dorëzuar 38 vepra për të marrë pjesë në “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.
 
Ky aktivitet ka nisur katër vite më parë në Teatrin Kombëtar për të nxitur vendosjes e dramës shqipe në skenë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar