Teatri Kombëtar, Vasili: Rama
është kundër shqiptarëve!

Teatri Kombëtar, Vasili: Rama<br />është kundër shqiptarëve!<br>
Kryetari i grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, doli sot në një konferencë për shtyp pas mbledhjes në selinë e kësaj partie.

Vasili ngriti shqetësimin lidhur me borxhin publik të vendit, mosdhënien e pagave të pedagogëve universitarë dhe çështjen e debatit për Teatrin Kombëtar mes artisëve dhe ministrisë së kulturës, ku sot u përfshi vetë edhe kryeministri Edi Rama  

Lidhur me koncesionet Vasili deklaroi:

“Eurostat pohon publikisht që Shqipëria në mënyrë skandaloze është vendi me borxhin më të rënduar publik që shkon deri në masën 13% se çdo vend tjetër europian. Ku vendi më i lartë nga të  gjithë arrin në nivelin e 3%. Më së fundi edhe projekti tjetër famëkeq i miliardë eurove,e bën ekonominë shqiptare tërësisht të varur nga borxhi i pafund i saj. Një ekonomi shqiptare e cila nuk mund të orientoj më prioritete dhe zhvillime të reja të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit. Thjesht dhe vetëm shndërrohet në një larje borxhi të bizneseve, në të cilët ka hyrë me vullnet të lirë dhe për interesa të përbashkëta të errëta në një borxh të tillë. Pikërisht kësaj strategjie i shërben dhe bllokimi prej mëse dy vjetësh  i ligjit për konçensionet i paraqitur nga LSI. Vazhdon të bllokohet edhe sot e kësaj dite edhe pse është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë disa herë, vazhdon të bllokohet me qëllim në mënyrë që këto konçensione të vazhdojnë të jepen dhe të rrënojnë ekonominë shqiptare. Të mos harrojmë që këto konçensione skllavëruese, rënduese, asfiksuese për ekonominë shqiptare dhe për xhepin e çdo qytetari shqiptar

Më tej Vasili foli për situatën më të fundit të krijuar me bllokimin të pagave për pedagogëve të Universitetit.

“ Ky skandal nuk është thjesht dhe vetëm mos nxjerrja e një akti nënligjor por është prova e dështimit total të së ashtuquajturës reformës në arsim. E cila provoi që ishte një reformë fiktive e paqëndrueshme në funksion të interesave të klientelave. Në dëm të drejtpërdrejt të arsimit universitar publik dhe në dëm të drejtpërdrejt të mijëra e mijëra studentëve dhe familjeve të cilat janë pas tyre pra ishte në dëm të së sotmes dhe të së ardhmes së sistemit universitar në Shqipëri.Por mbi të gjitha të rinovimit të atyre elitave universitare të cilat duhet të marrin drejtimin e fateve të vendit. Në qoftë se do të kishte një mazhorancë që do të ishte e përgjegjshme një sekondë të vetme dhe do ti dhimbte vendi duhet të riuleshim për të ribërë nga themeli një reformë të Arsimit të Lartë që tashmë ka rënë” – tha Vasili.

Sa për Tetarin Kombëtar Vasili, shtoi:

“Qindra njerëz të cilët janë krenaria e këtij vendi, përçues të kulturës më të mirë të këtij vendi , të atij mendimi të pavarur e të drejtpërdrejt të cilin vetëm Teatri mund ta kryejë, ndodhen sot në terror nga Kryeministri. Ish Ministër, kryeministri i cili ka patur në mëndjen e tij vetëm ta shndërroj Teatrin Kombëtar në një bingo për të cilën nuk ka hezituar të firmos aktet përkatëse kur i ka patur në dorë. Ndërsa sot kërkon të shënojë rrënimin përfundimtar të tij. Si në asnjë  vend në glob, përfshirë këtu edhe vendet e Afrikës së Zezë, ai kërkon të lërë kryeqytetin e Shqipërisë pa një Teatër të vetën. Pa një Teatër që të ketë jo vetëm simbolikën, jo vetëm për të përçuar artin por të ketë simbolikën e një kryeqyteti i cili është vital. I cili e mbështet dhe do jo vetëm të përcjellë kulturën dhe artin por do ta shndërrojë atë në një qytet armik të artit. Ta shndërrojë teatrin në një shtesë kati çfarëdo kudo, të ripërsëris historinë e famshme  të kinemave të tij të dikurshme. Si Kinemaja Millenium, kinema Republika siç e quajnë qytetarët e vjetër të Tiranës me premtimin e madh që do të kishin një kinema e cila pas 15 vitesh është atje një gërmadhë dhe nuk ka Kinema. Pra i intereson shumë mirë, kulla, biznesi përkatës dhe absolutisht as trashëgimia e jashtëzakoshme dhe e shkëlqyer e artit shqiptar dhe as e ardhmja e tij. Mendojmë që ky kryeministër sot përfundimisht dha dhe një provë tjetër që është kundër shqiptarëve por edhe kundër vetes pasi rastësisht i përket dhe ai botës së artistëve pavarësisht se është një artist i dështuar. E ndonëse ky është dhe kompleksi i urrejtjes që ai ka për artin në Shqipëri dhe ndaj njerëzve shumë të suksesshëm me të cilët Shqipëria krenohet dhe fjalën e tyre e dëgjon, e respekton dhe e do patjetër sepse është një fjalë që vjen nga zemra. Ato që korifej të skenës shqiptare si i madhi Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu etj, mënyra sesi e shprehën shqetësimin, atë çfarë buroi nga zemra e tyre është pikërisht ajo që shqiptarët mendojnë dhe duhet ta dinë që përmes fjalës së tyre shqiptarët kanë kuptuar që kryeministri i tyre është kundër shqiptarëve” – tha ndër të tjera Vasili.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024