Teatri Kombëtar/ Rama citon Zamira Kitën: Duhet një godinë e re nga themelet, çështja është shfrytëzuar politikisht

Teatri Kombëtar/ Rama citon Zamira Kitën: Duhet një godinë e re nga themelet, çështja është shfrytëzuar politikisht

Zamira Kita

TIRANË- Debati për teatrin kombëtar ka sjellë mjaft reagime në radhën e artistëve që kërkojnë një godinë të re dhe bashkëkohore. Një zë i tillë ka qenë dhe ai i aktores së mirënjohur Zamira Kita. Kryeministri Edi Rama ka sjellë këtë reagim të aktores, e cila shprehet se godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Duke qenë njëherazi drejtoreshë e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Teatrin e Korçës, Zamira Kita shprehet se teatri i ri duhet të ndërtohet nga themelet, pasi godina aktuale është e amortizuar dhe aspak e përshtatshme për të dhënë shfaqje.

"Aktorja e mirënjohur korçare, Zamira Kita, njëra ndër protagonistet e gjeneratës së ndërmjetme, mes themeluesve dhe më të rinjve të komunitetit teatror shqiptar, shumë e duatrokitur dhe e respektuar për kontributin artistik, ndan opinionin e saj për Teatrin Kombëtar bazuar në një eksperiencë të gjatë e plot pasion në skenën shqiptare:

Zamira Kita

Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Objektet, sendet, garderoba e aktorëve që kanë luajtur në atë skenë, të ruhen në teatrin e ri që do të ndërtohet, të krijohet një muzeum i vizitueshëm për të gjithë. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet. Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod. Sado që ta rikonstruktojmë atë, nuk besoj se do bëhet një sallë e mirë, e përshtatshme. Unë jam për një teatër të ri. Pse jo, për një projekt si ai që kemi parë, një projekt modern, që të na mundësojë shumë ambiente në funksion të teatrit, siç kemi parë nëpër botë. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANA: 12/08/2019 00:41

    IK MI ,,,,TI ASNJEHERE NUK KE QENE AKTORE TEATRI,,,KE QENE NJE AKTORE HUMORI MEDIOKER NE KORCE,,,FOL PER TEATRIN E KORCES PO DESHE,,,,S'KE PUNE ME TEATRIN E TIRANES,,KUR FLET KJO ZAMIRA NE DALEKTIN KORCAR ME VJEN ME VJELL,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli