Me iniciativën e drejtoreshës së teatrit "Andon Zako Cajupi", Zamira Kita, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë tashmë ka edhe bibliotekën e vet.
Mbi 200 libra i janë dhuruar për ata që kryejnë dënimit tek ky IEVP.
Në një aktivitet të organizuar nga trupa e teatrit të Korçës, dhurimi i librave është pasuar me një aktivitet me humor dhe muzikë që ka argëtuar të dënuarit për më shumë se një krë të këndshme.
Drejtoresha e teatrit Kita ka theksuar se kjo është një iniciativë për të rritur më tej sensibilizimin e tyre për të kaluar një ditë ndryshe, pasi një pjesë e të dënuarve lexojnë.
Ky është vetëm fillimi sipas Kitës, teksa më tej do të sillen sërish tituj të tjerë librash për të pasuruar akoma më shumë bibliotekën. Edhe të dënuarit e kanë mirëpritur këtë iniciativë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com