Teatri Metropol vjen këtë sezon me larmi aktivitetesh. Nga shfaqje teatrore, te festivale, koncerte e takime a diskutime me studiuesish e artistësh. Nis me Festivalin “Adriatik”, në datat 6- 19 shtator, i cili organizohet në kuadër tëprojektit AIDA (Adriatic Identity through Development of Arts), një projekt i përbashkët dhe i rëndësishëm mes Italisë-Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Ky festival, i cili hulumton jetët e vendeve që lagen nga Adriatiku, nuk do të ketë në tërësi të vetë jo vetëm shfaqje të Shqipërisë por edhe nga Italia, Mal i Zi dhe Kosova. Gjithashtu pjesë ë këtij festivali do të jenë edhe tri koncerte nga Ansambli Tirana, i cili do të çel edhe festivalin”, shpjegon drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj.
Ky projekt, i cili ka nisur që një vit më parë ka si synim të krijojë një model identiteti bazuar mbi vetëdijen dhe memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik. Projekti ka krijuar rrjete bashkëpunimi me qytetet Lece, Campobasso, Tiranë dhe Ulqin, të cilat së bashku do të përfaqësohen në Tiranëgjatë netëve të festivalit me shfaqjen “Riparimi” me regji nga Cesar Brie dhe aktor nga të tre shtetet.Teatri Metropol si pjesë e këtij projekti ka hulumtuar specifikisht mbi historikun dhe zhvillimin e ngjarjeve sociale dhe kulturore të lagjjes së Kombinatit.
Ndërsa projekti vetë ka për qëllim të tregojë se është e mundur të shqyrtohen shumë vendndodhje të rajonit nga një këndvështrim i vetëm, duke hedhur dritë mbi shumë të përbashkëta dhe pika kontakti midis qytetarëve dhe komuniteteve të territoreve të ndryshme të përfshira në projekt.gjatë kësaj periudhe të gjatë që nga koha e nisjes së projekti AIDA janë zhvilluar një sërë aktivitetesh artistike. Ka nisur me një kërkim studimor, me veprën e shkruar nga Cesar Brie e deri në premierën e shfaqjes vënë në skenën nën drektimin artistik të Salvatore Tramçerës. Për herë të parë Teatri Metropol u përzgjodh në këtë projekt si përfaqësues i teatrove shqiptare.
Ndërkaq përveç festivalit “Adriatik”, Teatri metropol do të jetë pjesë e “Koko Fest”, festivali I Komedisë në Korçë, ku do të konkurrojë me shfaqjen “Pikaso dhe Ajnshtajni në një bar në Paris”. Kjo shfaqje do të rikthehet më pas në skenën e Teatrit Metropol në datat 23- 3 tetor.
Një tjetër premierë qënis përgjatë muajit tetor në Teatrin Metropol është vepra “Oh ato ditë të lumtura” nga Samuel Beckett me regji nga Arben Kumbaro dhe interpretim nga Yllka Mujo. Gjithashtu sezoni do të vazhdojë me edicionin e pestë të festivalit të veprës shqiptare të arkivës “Metrofest 5” e cila këtë vit ka zgjedhur tituj vepra të pavëna më parë në skenë. Pjesë e sezonit janë gjithashtu shfaqjet e fëmijëve të cilat nuk do të mungojnë në skenat e teatrit duke nisur që nga fundi I muajit shtator.
Kalendari i Festivalit “Adriatik” 6-19 shtator 2021
6 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Amfiteatri i Tiranës)
7 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, Koreograf Sedmir Memia (Amfiteatri i Tiranës)
8 shtator: “Këngëtarja Tullace”, danc- teater me regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi (Amfiteatri i Tiranës)
9 shtator: “Këngëtarja Tullace”, danc - teatërme regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi (Amfiteatri i Tiranës)
9 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
10 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
11 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
12 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
15 shtator: “Il Companatico” shfaqje nga Salvatore Tramacera, (Teatri Metropol)
16 shtator: “Riparimi” shfaqje e përbashkët Itali- Shqipëri- Mal i Zi, me regji nga Cesar Brie (Teatri Metropol)
17 shtator: Takim me studiues për të diskutuar mbi temën e Kombinatit (Teatri Metropol
18 shtator: “Audienca e Vaclav Havelit" shfaqje me regji te Agon Myftarit (Teatri Metropol)
19 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Sheshi i Kombinatit).