Teatri në Laç, Partizani fajëson
arbitrin dhe u frikësohet tifozëve

Teatri në Laç, Partizani fajëson<br />arbitrin dhe u frikësohet tifozëve
Pas dy ditësh më në fund ka reaguar klubi i Partizanit për ndeshjen e zhvilluar në Laç për Kupën e Shqipërisë, e cila u humb nga të kuqtë 3-0 duke sjellë eliminimin nga kompeticioni. Klubi fajin për eliminimin ia vendos arbitrit dhe dëmtimit të disa lojtarëve, por kërkon që të shikohet përpara drejt titullit kampion për të harruar atë që ndodhi në mesjavë. “Klubi kërkon të sqarojë mbarë opinionin sportiv në lidhje me situatën e krijuar pas rezultateve të fundit.

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë sigurisht mund të konsiderohet një dështim për vetë objektivat që klubi kishte për këtë sezon futbollistik. Ishte një paraqitje në të cilën ndikuan shumë faktorë , dëmtime lojtarësh , por edhe gjykimi i njëanshëm i kryesorit Alla me vendimet e akorduara. Një ndeshje e cila duhet harruar sa më parë pasi përpara na pret një garë mjaft e vështirë ku synimi i klubit tashmë mbetet vetëm fitimi i titullit kampion. Jemi plotësisht në luftë për të synuar këtë trofe, i cili i mungon 15 herë Kampionëve të vendit për afro dy dekada dhe që është aq i dëshiruar nga e gjithë familja e kuqe. Pas një analize të hollësishme të zhvilluar mes drejtuesve të klubit dhe lojtarëve, këta të fundit garantuan se panvarësisht këtij momenti jo të mirë do të japin më të mirën në të gjitha takimet e mbetura.

Klubi garanton se panvarësisht diferencës së pikëve me ekipet kryesues është plotësisht në luftë për të arritur objektivin madhor Titullin Kampion të vendit. Njëkohësisht kërkojmë mbështetjen tuaj maksimale siç na keni përkrahur jo vetëm përgjatë gjithë këtij sezoni por në çdo moment të vështirë që ka kaluar Klubi ,pa praninë tuaj në shkallët e stadiumit do ta kemi mjaft të vështirë të realizojmë objektivin madhor Titullin Kampion”mbyllet deklarata.

Por tifozët e kuq ende nuk e kanë kapërdirë atë që ndodhi duke premtuar një revoltë të fuqishme, ko ka bërë që klubi të vendosë që ndeshjen e radhës në kampionat përballë Teutës të mos e zhvillojë në Tiranë, por ta zhvendosë në Fushë-Krujë me argumentin se stadiumi sipas specialistëve grekë ende nuk është gati. “Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të kategorisë superiore Partizani –Teuta do të zhvillohet në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë ditën e Diel, ora 14:00. Ekspertët grek të cilët vëzhguan terrenin e rikonstruktuar të stadiumit “Qemal Stafa” nuk kanë dhënë “ok” për të hapur dyert për këtë takim, pasi fusha nuk është ende në gjendjen e saj optimale për zhvillimin e ndeshjeve” thuhet në njoftim. Por arsyeja e vërtetë e spostimit të ndeshjes dyshohet se eshte shmangia e ballafaqimit me tifozët , pasi më parë u fol se stadiumi është gati.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni