Teatri/ Rama citon një tjetër aktor! Cerga: Teatri një ngrehinë, qesharake që po trajtohet si humbje e vlerave

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje deklaratën e një tjetër artisti, për të theksuar se një teatër i ri është kërkesa e vetë atyre që kanë luajtur në këtë skenë dhe jo vetëm. Kësaj here është citimi i aktorit Ardian Cerga, i cili i cilëson si qesharake prononcimet e disa figurave të shquara të cilët po e trajtojnë sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër, ku si pas tij ajo çfarë ka mbetur nga ajo godinë është një ngrehinë.

"Domosdoshmëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë perveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretuar kollosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër... Qesharake! Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshëm ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parametrat që koha kërkon; gjithmonë në vendin egzistues dhe në territorin e tij natyrisht! Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri...", mësohet të ketë thënë Cerga. 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • La Fonten: 02/08/2019 17:10

    Po pse nuk vendoset te ndertohet nje teater e ri e modern duke ruajtur identitetin e te parit?!!.... Te jene te dy te ngjashem si dy pika uji, por me ndryshimin, se i riu patjeter qe do te jete me i forte, me funksional, me modern e me i bukur e i rehatshem. Teknologjia dhe materialet e ndertimit te viteve te fundit japin mundesi te medha e te pafund. Me hapesira te brendeshme funksionale e komode, me struktura te forta e moderne e me shume prakticitet, por me te njejten linje kompozicioni e arkitekture, do te kenaqte dhe kerkesat historike e nostalgjike (artistet dhe populli kane shume te drtejte per kete), edhe ata qe duan te rene, por edhe per aresyet e amortizimit te te vjetrit dhe problemeve qe sjell kjo dhe kerkesave ne rritje te kohrave moderne. Te gjendet nje rruge e mesme ('E Mesmja e Arte’) dhe te kenaqen te dyja palet, dhe me kryesorja eshte: Te Behet Me e Mira, qe eshte patjeter dhe llogjikisht VETEM KJO RRUGE E MENYRE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët