Deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi që ministrja Kumbaro të paraqitet në komision për të dhënë shpjegime për projektin, pasi sipas tij pak ditë më parë ka deklaruar se nuk ka projekt për Teatrin e ri Kombëtar. Por kërkesa për raportim urgjent në komision eshte refuzuar nga Kumbaro, sipas Boçit.
Debati te Komisioni i Medias
Luçiano Boçi: Ministrja ka deklaruar për komisionin e Medias, me shkrim se nuk ka projekt. Sot me urdhër politik do prezantojë një të tillë. Unë them urgjent të thërrasim ministren para orës 17:00.
Fidel Ylli: Respektoni rendin e ditës, për të tjerat rrimë deri në darkë këtu
Albana Vokshi hedh në votim kërkesën e Boçit. Miratohet kërkesa me 6 vota, ministrja Kumbaro të paraqitet urgjent para orës 17:00 në komision, tha Vokshi.
Mbledhja e komisionit vijon më tej me cështjet e rendit të ditës.
Pergjigja e Kumbaros per komisionin, publikuar nga Boçi se nuk ka projekt per teatrin
Thirrja e Kumbaros ne komision sot brenda ores 16:00
d.b/shqiptarja.com