TEC i Fierit, vidhet për skrap
shfaqen pamjet e masakrës
TEC-i, i Fierit është kthyer në një objekt grabitjesh nga kompanitë dhe personat e babëzitur për skrap. Tubat e çelikut, portat si dhe shumë paisje teknologjike janë prerë, duke u transportuar me shumë kujdes në uzinat e shkrirjes në Elbasan apo dhe tek pikat e grumbullimit të skrapit në rrethit e Fierit.
FIER- Korrupsion në TEC e Fierit, nën syrin e autoriteteve qendrore. Prej dy javësh, sipas një investigimi të emisionit Fiks fare në Top Channel ka nisur në këtë TEC puna për marrjen e materialeve për skrap, të cilat janë pronë e TEC por që administrohet nga ana e KESh-it. Emisioni Fiks Fare ka bërë edhe një herë prezent skandalin e skrapit, duke treguar ekzaktësisht se se si po grabitet prona publike. Në këtë investigim është publikuar me kujdes i gjithë mekanizmi i vjedhjes, që ga prerja e tubave në TEC, prerja e çisternave të gazit, e deri tek përgatitja për t'i ngarkuar e më pas ngarkimi e dërgimi tek një pikë grumbullimi shumice të skrapit në Zharrës të Fierit, në pronësi të dy shtetasve.
TRANSPORTI SEKRETPuna për marrjen e skrapit në TEC-in e Fierit bëhen gjatë fundjavave. Banorë të zonës tregojnë se puna për grumbullimin e skrapit nis nga e mërkura e deri të djelën, ndërsa gjithçka ndodh nën vëzhgimin e rojeve të TEC-it, të cilët më shumë kujdesen për të mos lejuar njeri që të vëzhgojë së çfarë bëhet jashtë, që të mos bien në sy të njerzve për vjedhjet që po bëhen në TEC dhe jo të ndalojnë grabitësit e pronës publike, apo të kërkojnë ndihmën e policisë për të ndaluar këtë grabitje. Ndërsa TEC-i është objekt i rëndësisë së veçantë dhe ruhet me roje të armatosura. Skrapi i marrë në TEC-in e Fierit, trasportohet gjatë natës, nga makina të tonazheve të rënda.
SHKULEN TUBATDeri më tani, TEC-i i Fierit, ndodhet në konservim, fakt të cilin e ka bërë të ditur edhe roja i portës, i cili ruan të mos futen njerëz në këmbë, dhe jo më ata me makina, ekskavatorë dhe kamionë, që në fakt hyjnë e vjedhin skrapin pa i trazuar kush. Fillimi i vjedhjes ka nisur në afërsi të tre kullave të TEC-it, ku sikurse tregojnë banorët "punimet për hapjen e kanaleve dhe nxjerrjen e tubave ka nisur dy javë më parë. Ekskavatorët pasi kanë hapur kanalet kanë nxjerrë fillimisht tubat e ujit, të cilët furnizonin më parë TEC-in, ndërsa më pas kanë nisur punën me filtrat e ajrimit të tre kullave, për të vazhduar edhe në magazinën e gëlqeres, ku janë vjedhur elektromotorrët, që ruheshin prej vitesh e duke i dërguar për skrap. Ndërsa janë të njëtët punonjës që kanë zhdukur të gjithë skrapin në uzinën e Azotikut, pak muaj më parë, ku edhe pse ankandi i kësaj uzine ishte në proces shqyrtimi pasi kishte rezultuar jo i rregullt, firma nuk kishte pritur vendimin ligjor, por kishte nisur zbrazjen e Azotikut. Ndërsa burime pranë KESH-it, bëjnë të ditur se TEC-i i Fierit akoma nuk ka dalë në ankand. Grabitja e skapit ka nisur dhe askush nuk është vënë para ligjit për këtë vjedhje të hapur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump shpall tarifa doganore prej 25% për makinat e importuara në SHBA
26 Mars, 22:54
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Sa e dëmshme është të flesh menjëherë pas ngrënies?
26 Mars, 22:30
-
Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!
26 Mars, 22:23
-
Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, reagon Serbia: Shkelje e kartës së OKB, akt armiqësor ndaj nesh
26 Mars, 22:21
-
Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, nënkryetar zgjidhet Petrit Beci me 10 vota
26 Mars, 22:18
-
Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon! Kthupi: Si çunat e lagjes! Tafani: S’është lobist
26 Mars, 22:15
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
‘Repolitix’/ Valteri: PS mbështet SPAK, Berisha përdori drejtësinë për mbrojtjen e Metës dhe vrasësve të 21 Janarit! Kthupi: OPDAT jep asistencë! Galdini: Politikanët shqiptarë, kukulla
26 Mars, 21:56
-
Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë
26 Mars, 21:35
-
Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu foto nga restoranti me një kongresmen: Folëm për zgjidhjen e konflikteve në Serbi e Bosnjë
26 Mars, 21:34
-
Skandali me rrjedhjen e informacionit në grupin e mesazheve, Rubio: Dikush bëri një gabim të madh
26 Mars, 21:28