Në një mbledhje jashtë rendit të ditës, Këshilli Bashkiak i Roskovecit miratoi këtë të premte ndryshimet në planin e përgjithshëm vendor që mes të tjerave i hap rrugën projektit për ndërtimin e termocentralit në fshatin Suk 1.
Paralelisht me debatet brenda këshillit bashkiak mes këshilltarëve të opozitës dhe atyre të PS, jashtë bashkisë zhvillohej një protestë e një grupi qytetarësh dhe këshilltarët opozitarë të Roskovecit, që kishin ftuar edhe ekspertë nga Tirana.
Megjithatë ndryshe nga protestuesit, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se nuk bëhet fjalë për miratim përfundimtar të ndërtimit të TEC në fshatin Suk1.
“Nëse do të ketë apo jo aktivitet industrial, qoftë edhe ky që ju thoni, nuk e miratojmë ne sot por e miratojnë institucionet përkatëse që janë ato që kanë në dorë. Kur të vijë momenti do të jem unë ajo që do të kërkoj e parë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Bufi.
Me vendimmarrjen e sotme në Këshill Bashkiak është ndryshuar destinacioni i tokës nga bujqësore në njësi që mund të përdoret edhe për arsye energjetike. Pra një miratim në parim i Këshillit Bashkiak me 13 votat e socialistëve për ndërtimin e TEC-it.
Tashmë projekti i “FIER THERMOELECTRIC” SHA, pronësi e Gener 2 në Shqipëri dhe një firme greke ka dritën jeshile për të kërkuar nga institucionet qendrore lejet përkatëse, për projektin që ka shfaqur interes që prej vitit të kaluar. Banorët fermerë të zonës kanë paralajmëruar se protestat kundër ndërtimit të këtij termocentrali do të vazhdojnë, pasi dëmton rëndë ekonominë dhe shëndetin e familjeve të tyre.
B.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në
24 Dhjetor, 15:26
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
21 Dhjetor, 10:31
-
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
20 Dhjetor, 17:17
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
Ne Shqiperi,kur behet fjale per ceshtje te tilla,eshte sa te korruptuar jane qeveritaret qe japin lejet dhe cilet.Ne rastin konkret ju gjet ana qe ne bashkine e Roskovecit,nuk u desh te lyhej rrota deri ne ate te Fierit,te qarkut qe e permbledh,apo deri ne ate qendrore.Mos u cudisni pastaj kur qeveritaret lokale perfundojne ne burgje per tendera,tjetersime,favorizime,fallsifikime e dhenie lejesh.
Përgjigjumos zini tokat e bukes..omaskarenj...pak toka buke kane zene msloket ne tirane...gjeni toka te varfra,,,
Përgjigju