Ilir Meta i alarmuar nga burgosja? Partia e Lirisë: Janë mbipopulluar burgjet, vetëm lufta ndaj korrupsionit kthen shpresën e qytetarëve

Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e të burgosurve, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke cituar raportin e organizatës World Prison Population.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se në Shqipëri, në vend që të hapen vende të reja pune, shtohen njerëzit në burgje, ku shkaku sipas tij është se qytetarëve shqiptarë që po varfërohen çdo ditë u ka humbur shpresa ndaj edhe largohen nga vendi.

"Në 10 vite në pushtet, qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës, e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për nivelin më të lartë të varfërisë, nivelin më të lartë të korrupsionit, numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së, për nivelin më të lartë të krimit dhe trafiqeve, për dhunimin e lirisë së medias, dhe një tjetër rekord i zi është që Shqipëria radhitet sot e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën. Lajmi bëhet i ditur nga organizata World Prison Population, edicioni i 13-të, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë poshtë kësaj shifre. Përkatësisht Mali i Zi 139 pikë, RMV, 103, Kosova 93, Bosnje e Hercegovina 83 pikë. Në Shqipëri në vend që të hapen vende të reja pune, shtohet numri i qytetarëve në burgje. Shqipëria po kthehet në një burg të madh. Shkaku, varfëria dhe humbja e shpresës nga një qeveri që vjedh çdo ditë miliarda euro me incenratorë, koncesione, tendera sekretë, dhe PPP i vjedh shqiptarët çdo ditë. Në Shqipëri rritet vetëm varfëria e burgosja. Burgjet mbushen me hallexhinj e jo me kokat e vërteta të korrupsionit, trafikantëve dhe pastruesve të parave", u shpreh Blushi.

Blushi tha se Partia e Lirisë e ka prioritet çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, që thotë se po bën qeveria Rama.

"Vetëm lufta e hapur dhe e pa kompromis ndaj korrupsionit kthen shpresën e qytetarëve që në masë po largohen nga atdheu. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit janë interesi primar i Partisë së Lirisë", tha Tedi Blushi.

Muajt e fundit, opozita del në konferenca të shpeshta për mediat duke denoncuar shkelje të qeverisë, ku kryesisht ngrënë akuza të reja për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptimve e qeverisë. 

D.GJ//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit