Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi mori pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Blushi tha se Nano do të kujtohet gjithmonë si figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Dy qëndrimet e tij politike "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati" uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Nano bashkon të majtë e të djathtë në lamtumirën e fundit: Lider dhe kundërshtar i denjë! Ruçi: I vetmi politikan i persekutuar në demokraci