Qeveria egjiptiane pranoi transferimin e ndihmës humanitare me destinacion Rripin e Gazës", theksoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna duke cituar një burim nga Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.
"Ngarkesa e parë e Kryqit të Kuq që përmbante 100 ton medikamente mjekësore dhe ushqime do të dërgohet së shpejti", theksoi burimi.
Teherani konfirmoi në fund të muajit korrik se kishte dërguar autokolonën e parë me ndihma në Kajro në pritje të autorizimit të kalimit të kësaj ngarkese nga Rafahu.
Enklava palestineze e mbipopulluar është shkatërruar nga operacioni ushtarak izraelit, i ndërmarrë më 8 korrik./
/ec/