TEHERAN - Të paktën pesë persona raportohen të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga një stuhi rëre e fuqishme që goditi Teheranin mbrëmjen e së hënës.

Stuhia ka errësuar qiellin e kryeqytetit të Iranit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe në të gjithë qytetin.

Stuhia e fuqishme është shoqëruar nga erëra të forta me një shpejtësi rreth 120km/orë. Kjo ka bërë që kryeqyteti Iranian të qëndrojë në errësirë për një kohë të gjatë.

Pamjet pas stuhisë tregojnë shumë pemë të shkulura, trafik dhe rrugë të mbushura nga mbeturina.

Autoritetet paralajmërojnë fëmijët, të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)