Teheran, zhvillime të reja në
sistemet antiraketore

Teheran, zhvillime të reja në<br />sistemet antiraketore
Irani ka testuar sistemin e ri antiraketë Bavar 373, i ngjashëm me atë rus S-300, që do të lëvrohet për forcat e armatosura deri në mars 2018, ndërkohë televizioni shtetëror iranian publikoi një bazë sekrete të dronëve mbikëqyrës dhe luftarak.
 
“I gjithë sistemi është kompletuar dhe testet janë kryer”, njoftoi komandanti për mbrojtjen antiajrore, gjenerali Farzad Esmaili, cituar nga faqja në internet e televizionit shtetëror.
 
“Ky sistem është prodhuar plotësisht në Iran dhe disa pjesë janë ndryshe nga S-300”, shtoi ai duke theksuar se iranianët kërkojnë ta përdorin paralelisht me sistemin mbrojtës rus S-300.
 
Irani kishte vendosur të përfshihej në prodhimin e Bavar 373 kur Rusia ndërpreu në vitin 2010 një kontratë në kuadër të furnizimit të sistemit antiraketor S-300.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje