Shtabi Operacional i Forcave të Armatosura Iraniane paralajmëroi se nëse ushtria izraelite nuk e ndal agresionin e saj në Libanin jugor, ajo "duhet të presë një përgjigje të ashpër nga forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit", raportoi Tasnim.
"Në dy ditët e fundit, ushtria izraelite ka shkelur armëpushimin në Libanin jugor 84 herë, pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan për përfundimin e armiqësive, duke vazhduar të kryejë mizori dhe të vrasë popullin e shtypur të Libanit", thanë ata në një deklaratë.
Ndërkohë disa cisterna iraniane nafte janë larguar nga rajoni i Gjirit ku bllokada detare amerikane është ende në fuqi.
"Ky është eksporti i parë i naftës bruto iraniane në dy muaj", shpjegon faqja e internetit TankerTrackers, e cila monitoron trafikun e cisternave.
"Të paktën dy cisterna të Kompanisë Kombëtare Iraniane të Cisternave (NITC), të quajtura Dioan (9569695) dhe Hero2 (9362073), kanë lënë perimetrin e bllokadës detare amerikane duke transportuar gjithsej 3.8 milionë fuçi naftë bruto iraniane", shkroi TankerTrackers në një postim në X, duke cituar të dhëna dixhitale të gjurmimit të konfirmuara nga imazhet satelitore.
Faqja më vonë shtoi se një cisternë e tretë NITC kishte "kaluar bllokadën me një milion fuçi naftë bruto iraniane".
Lajm në përditësim...
Komente





