Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se Irani është i përgatitur për çdo skenar, duke iu referuar kërcënimeve të SHBA-së për një sulm të mundshëm tokësor ndaj Iranit.
"Kushdo që guxon të shkelë në tokën iraniane do të pësojë dëme serioze", paralajmëroi ai.
Sipas IRNA-s, Baghaei i tha India Today Global se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të vizitojë Indinë dhe do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BRICS në atë vend.
"Teherani pret me padurim takime dypalëshe me ministrat e tjerë që marrin pjesë në samit, përfshirë ministrin e Jashtëm indian, si një vend mik", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump takohet me gjeneralët: Po shqyrtojmë mundësinë e rifillimit të luftës me Iranin! Rriten kontrollet e Teheranit në Hormuz









