Teherani paralajmëron këmbim të të burgosurve me SHBA-në

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaaani, tha se këmbimi i pesë të burgosurve amerikanë, që po mbahen në këtë shtet, dhe pesë iranianëve të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, do të ndodhë “në orët në vijim” të 18 shtatorit.

“Nga pesë qytetarët tanë iranianë në Amerikë, dy do të kthehen në Iran, dy me kërkesë të tyre do të qëndrojnë në Amerikë, dhe një person, po me kërkesë të tij, do të shkojë në një shtet të tretë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara më 11 shtator hoqën sanksionet për të lejuar transferimin e 6 miliardë dollarë fonde në Iran nga Koreja e Jugut për në Katar. Ky vendim ishte i nevojshëm me qëllim që të realizohej këmbimi i të burgosurve.Tajvani i kërkon Kinës “të ndalë veprimet e njëanshme shkatërruese”

Raportet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, më 2018 u tërhoq nga marrëveshja mes Teheranit dhe fuqive botërore për programin bërthamor të Iranit. SHBA-ja argumentoi se Irani nuk po e respektonte marrëveshjen e vitit 2015 – që synonte frenimin e programit bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve – dhe rivendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë