Irani i ka cilësuar sulmet ajrore të SHBA-së kundër urave hekurudhore një "krim flagrant lufte".

Ministria e Jashtme e Iranit tha se "dënon me fjalët më të ashpra" sulmet e SHBA-së, të cilat shënjestruan "disa vende në provincat bregdetare jugore", si dhe "dy ura në provincat lindore në linjën hekurudhore që të çon në qytetin e shenjtë të Mashhadit", ku Ajatollah Ali Khamenei do të varroset sot.

Këto sulme "padyshim përbëjnë një krim flagrant lufte", shtoi ministria, duke shprehur "vendosmërinë" e Iranit për të "mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare". Sulmet çuan në pezullimin e lëvizjes në linjën hekurudhore Teheran-Mashhad.


Lajmi kryesor:

SHBA e Irani shkëmbejnë sulme, mbyllet thuajse plotësisht lundrimi në Hormuz! Nis funerali i Ali Khameneit