Ministria e Mbrojtjes ka bërë një sërë shkeljes ligjore për t’i dhënë këngëtares Zajmina Vasjari pajisjet ushtarake për të bërë videoklimin e saj. Shkelja e parë e ligjit ka të bëjë me tejkalim të kompetencave të Sekretarit të Përgjithshëm, duke iu drejtuar direkt repartit 3006 dhe jo Shtabit të Përgjithshëm ose Komandës Ajrore dhe pa miratim nga Ministria e Mbrojtjes. Një tjetër shkelje e rëndë është se nuk rezulton të ketë praktikë të nxjerrjes së urdhrit për realizmin e këtij aktiviteti. Nga ana e zbatimit formal të marrëveshjes së paligjshme ka një tejkalim dy orësh të kohës së aktivitetit nga 2 misione në total 60 minuta, e cila nuk është e justifikuar në raportin ditor të dokumentacionit e fluturimit. Po ashtu janë shkelur rregullat e sigurisë së fluturimit sepse janë bërë filmime në zona të klasifikuara. Krahas kësaj është bërë edhe shkelja e mos faturimit të kostos për palët e treta duke mos u bërë asnjë pagesë.