Në Itali 14 viktima dhe 1392 raste të reja Covid! Kryeministri Johnson njofton për kufizime të reja në Britaninë e Madhe

Në Itali 14 viktima dhe 1392 raste të reja Covid! Kryeministri Johnson njofton për kufizime të reja në Britaninë e Madhe

Në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit ka patur rreth 250 mijë raste të reja infeksioni.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të identifikuarve me koronavirus është më shumë se 31 milionë e 346 mijë kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej pandemisë ka shkuar në 965 529

Meksika tejkalon 700,000 raste! 33,000 pozitivë në një ditë

Meksika ka tejkaluar 700 mijë infeksione, pavarësisht se autoritetet këmbëngulin se shkalla e e pëhapjes së pandemisë  është ngadalësuar.

Sipas raporteve nga Ministria Meksikane e Shëndetësisë, pothuajse 3,000 raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit teksa totali i viktimave është pothuajse 74 mijë.

India, mbi një mijë vdekje në 24 orë

Në 24 orët e fundit, më shumë se 75 mijë raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Indi, ku mbi një mijë njerëz kanë humbur jetën nga komplikimet që lidhen me infeksionin.

Kjo është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Neë Delhi, e cila azhurnon numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në Indi në 5.5 milion dhe gati 89 mijë vdekje.

Rekord viktimash në Argjentinë

Argjentina regjistroi një ditë rekor përsa i përket numrit të viktimave në 24 orët e fundit që ishin 429.

Tani numri i përgjithshëm i vdekejve është rritur në 13,482.

Ky është numri më i lartë i atyre që kanë humbur jetën që nga goditja e fillimit të pandemisë në vendin e Amerikës së Jugut, ku masat e kontrollit kanë qenë në fuqi që nga 20 marsi, me lehtësime graduale në varësi të rajoneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Franca regjistron në 24 orët e fundit më shumë se 10 mijë raste Covid dhe 78 vdekje

 Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 10 mijë persona të identifikuar si bartës të Covid.

Autoritetet kanë raportuar gjithashtu edhe për 78 viktima prej infeksionit të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të emergjences shëndetësore kanë humbur jetën nga koronavirusi 31 416 persona kurse totali i të prekurve nga Covid ka shkuar në më shumë se 468 mijë.

Franca, gjysma e departamenteve shpallen "zona të kuqe"

Mbi gjysma e departamenteve franceze janë shpallur  "zona të kuqe" për shkak të përhapjes së Covid.

Në veçanti, 50 departamente që korrespondojnë me pjesën më të madhe të territorit kombëtar janë deklaruar si "zons me qarkullim aktiv të virusit", një klasifikim që lejon autoritetet, ndër të tjera, të marrin masa shtesë për të bllokuar përparimin e Covid

Ora 20:14
Rreth 1700 raste të reja Covid dhe 65 viktima në Turqi! Rritet numri i të prekurve në Greqi, mbyllen 60 shkolla

 

 

Turqia ka regjistruar sot 1692 raste të reja të identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet kanë raportuar gjithshtu edhe për 65 viktima Covid.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, totali i të prekurve nga pandemia ka shkuar në më shumë se 306 mijë kurse numri i përgjithshëm i viktimave është 7639.

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi gjatë në 24 orëve të fundit.

Autoritetet greke bëjnë me dije se janë shënuar 346 raste të reja, prej të cilëve 25 janë identifikuar në pikat doganore. 

Me rritjen e shifrave të ditës së sotme numri në total i viktimave në Greqi ka shkuar në ndërsa i të infektuarve të tjerë. 

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, Greqia ka marrë masa të ashpra për parandalimin e Covid-19 ku ditën e sotme janë mbyllur 60 shkolla.

Ora 19:55
11 mijë pozitivë në Spanjë! 5000 raste të reja Covid dhe 37 viktima në Britaninë e Madhe  

Autoritetet e shëndetësisë në Britaninë e Madhe raportuan se sot në vend u regjistruan rreth 5000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4926 persona të identifikuar të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu sot u regjistruan edhe 37 vdekje të shkaktuara nga pandemia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 403 551 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 41 825.

Rritja e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar është alarmante dhe autoritetet kanë frikë se nëse nuk veprojnë tani, nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë.

Nga ana tjetër Boris Johnson ka paralajmëruar masa të forta të kufizimit të cilat pritet të vendosen të enjten dhe që parashikojnë që vende të tilla si bare, restorante dhe më shumë do të duhet të mbyllen çdo mbrëmje në orën 22:00. Kohëzgjatja e pritshme e kufizimeve të reja të propozuara sot nga qeveria britanike për emergjencën e koronavirusit është gjashtë muaj. 

Spanja ka regjistruar sot rreth 11 mijë raste të reja infeksioni.

Sipas të dhënave të worldometers por ende të pakonfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë numri i viktimave sot ishte 241

Po sipas worldometers, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid, që prej filimit të pandemisë është rritur në 682 267 kurse ata që kanë humbur jetën nga infeksioni numërohen në 30 904 viktima.

Gjermania sot regjistroi 953 të identifikuar me Covid dhe 6 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 276 504 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 9487.

Ora 19:04
Rekord në SHBA, regjistrohen më shumë se 200 mijë vdekje! Instalacion me flamuj në nder të viktimave në 'National Mall'

Rastet dhe vdekjet e lidhura me koronavirusin vazhdojnë të rriten në Shtetet e Bashkuara. 

Numri i vdekjeve tani është më shumë se 200 mijë, shifra më e lartë e regjistruar në botë. Nga ana tjetër, infeksionet arritën në 6,861,211. Shtetet e Bashkuara llogaritet të kenë rreth 61.09 vdekje për 100 mijë banorë, duke e bërë atë vendin e njëmbëdhjetë me numrin më të lartë të viktimave për frymë.

Në ditën që Shtetet e Bashkuara prekën pragut e 200,000 vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, aktivistët e Projektit Përkujtimor COVID si një haraç për viktimat vendosën 20,000 flamuj amerikan në lëndinë e National Mall në Uashington për të kujtuar secilën prej tyre.

Memoriali i përkohshëm do të qëndrojë deri në perëndimin e diellit të ditës së nesërme, 23 shtator. Kryetarja e Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi mbajti një fjalim para flamujve, duke thënë se ky instalacion na kujton numrin e jetëve të humbura. Pelosi u bëri thirrje amerikanëve t'i kushtojnë vëmendje shkencës në luftën kundër koronavirusit. "Shkencë në vend të politikës," tha ajo.

Ora 17:23
Covid në Itali/ Regjistrohen 1392 të infektuar dhe 14 viktima në vetëm një ditë  

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.738

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1392 raste të reja pozitiv, për një total prej 300 897 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 967 të shëruar, për një total prej 219 670 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 182 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.925

Ora 15:00
Covid-Spanjë/ Autoritetet e Shëndetësisë në Madrid: Dilni sa më pak të jetë e mundur

Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka rekomanduar që të gjithë banorët e Madridit, dhe jo vetëm ata në zonat ku janë vendosur kufizime për shkak të Covid, të lëvizin sa më pak të jetë e mundur, duke kufizuar lëvizjet në ato "thelbësore".

"Unë do t'u rekomandoja banorëve të Madridit që në ditët e ardhshme ata të kufizojnë lëvizjen e tyre në vetëm lëvizje thelbësore dhe kontaktet me anëtarët e tyre më të ngushtë të familjes sa më shumë që të jetë e mundur”.

Teksa Ministri e përshkroi situatën si "shqetësuese", deklaratat e tij vijnë dy ditë pas vendosjes së kufizimeve për 850,000 banorë të zonave ‘të kuqe’.

Gjatë 24 orëve të kaluara Spanja regjistroi rreth 3000 raste të reja infeksioni dhe 56 vdekje.

Sipas autoriteteve, numri I përgjithshëm I personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 671 468 kurse totali I viktimave, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 30 663

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan