TIRANE- Trafiku i lëndëve narkotike me avionë duket se nuk është një fenomen i ri jo vetëm për Shqipërinë. Prej gati një viti, forcat italiane të policisë kanë gjetur lëndë narkotike të braktisura në zona të cilat është e vështirë për të shkuar me mjete lundrese. Një ditë më parë “Shqiptarja.com” shkruajti se, droga që do të transportohej me avionin e italianit, Giorgio Riformato do të hidhej nga ajri pa u ulur fare në tokë, ka ngritur dyshime nëse, edhe ato lëndë narkotike që janë gjetur në Itali nga jugu e deri në veri, janë trasportuar në këtë mënyrë. Pikërisht për këtë gjë, kanë nisur edhe verifikimet.
NË JUG
Duket se kjo mënyrë është bërë prej më shumë se një viti, ndërsa në Shqipëri qeveria Berisha kishte dhënë 90 leje për avionë të tillë të vegjël për të fluturuar mbi Shqipëri apo më gjerë. Ka pasur raste kur në bregdetin italian janë gjetur çanta të mëdha të mbushura me kanabis sativa, por që për rojet bregdetare italiane dhe ato të Guardia di Finanza-s nuk shpjegoheshin nga kishin ardhur, për shkak se në radarët e tyre nuk kishte pasur asnjë lëvizje në ato zona.
NË VERI
Më shumë shtohen dyshimet e fluturimeve dhe hedhjen e pakove të lëndëve narkotike nga ajri, pa u ulur avioni kur, thasë të mbushur me drogë janë gjendur në zonat e veriut të Italisë. Në këto zona nuk mund të kishte pasur zbarkime nga deti dhe një ndër alternativat për këtë fakt është edhe trafikimi i lëndëve narkotike me anë të ajrit. Besohet se për të dërguar lëndën narkotike në zonat në veri të Italisë përdoren bregu shqiptar, ai i Malit të Zi apo dhe Kroacisë për shkak të afërsisë që kanë dy vendet me njëri-tjetrin.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com