HONG KONG - Ish-punëtori teknik i CIA-s, Edward Snowden, është personi që ka ndihmuar mediat ndërkombëtare të raportojnë mbi përgjimet e agjencive amerikane të intelligjencës që bënë ndaj qytetarëve. Ka qenë gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka raportuar e para në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ai ishte burimi kryesor.
Por tashmë Edward Snowden, 29 vjeç, ish punonjësi i CIA-s, me dëshirën e tij ka zbuluar identitetin e tij duke thënë se është në mbrotjen e fjalës së lirë. Ish-asistenti teknik i CIA-s, tha se ai ka punuar për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë për 4 vjet dhe vendosi të thyente heshtjen e tij pasi u zhgënjye me Obamën i cili tha se kishte vazhduar politikat e paraardhësit të tij George W. Bush.
Tri javë më parë, ai kopjoi disa dokumente sekrete në zyrën e NSA në Hawaii, ku ai punon dhe i tha shefit të tij se kishte nevojë për "disa javë" pushim. Ai tha se nuk donte të jetonte në një shoqëri që bën gjëra të tilla dhe që di se çfarë bën ti në çdo moment, dhe që prej datës 20 maj ndodhet në Hong Kong dhe është fshehur në një hotel. Pyetjes së gazetarit se çfarë pret pas kësaj që ka zbuluar identitetin e tij, ai është përgjigjur “asgjë e mirë” dhe zgjodhi Hong Kong-un për shkak “të traditës së lashtë të fjalës së lirë”.
Javën e kaluar, mediat e huaja raportuan se qeveria amerikane ka përgjuar miliona biseda telefonike të klientëve amerikanë si dhe ka marrë të dhëna nga komunikime private, të disa prej kompanive më të mëdha të internetit falë programit Prism që monitoron komunikimet elektronike.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com