Teknologji dhe art, vajzat shqiptare në kampin e shkencës në Kosovë (FOTO)

Teknologji dhe art, vajzat shqiptare në kampin e shkencës në Kosovë (FOTO)

Vajzat shqiptare që do të marrin pjesë në kampin që do të zhvillohet në Kosovë

TIRANE-Shtatë vajza shqiptare do të marrin pjesë në kampin që do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë për 'WiSci' (Gratë në shkencë).

Në kampin ku marrin pjesë vajza nga i gjithë rajoni dhe që do të përqendrohet në shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe projektim, si dhe matematikë do të ketë një shkëmbin ndër-kulturor mes pjesëmarrësve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar fotot e vajzave shqiptare që do të marrin pjesë në kampin që do të zhvillohet në Prishtinë.

"Urime vajzave shqiptare që do të marrin pjesë në Kampin STEAM për Vajza të WiSci (Gratë në shkencë), që do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ky kamp vetëm për vajza, do të përqendrohet në shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe projektim, si dhe matematikë.

Vajza nga i gjithë rajoni do të marrin pjesë në këtë shkëmbin ndër-kulturor me bashkëmoshataret e tyre, duke mësuar nëpërmjet aktiviteteve praktike mësimore, nën udhëheqjen e ekspertëve në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, artit, projektimit, dhe matematikës. Ju urojmë fat, vajza!" shkruan ambasada e SHBA-se.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale