ROMË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ - Me një çmim jo më shumë se 10 mijë juanë dhe me pritshmërinë e të paktën pesë viteve punë, por pa pagë, pa mirëqenie sociale, pa grindje me shefin, pa ditë të lira, pa dorëheqje dhe që mund të bëjë punën tre njerëzve. Si një shef, nuk do të donit të punësonit një të tillë? Industrializimi përparon dhe Kina është bërë qendër e madhe për industrinë e prodhimit global. Ekspertët besojnë se zhvillimi i teknologjisë inteligjente, që fokusohet në robotët industrialë është thelbësore. Gjatë 30 viteve të ardhshme, tregu i Kinës në prodhimin e robotëve do të rritet të paktën 30 për qind. Robotët në mbarë botën janë të punësuar në industrinë e prodhimit të makinave dhe në Kinë ata përbëjnë 80 për qind të fuqisë punëtore. Sipas Liu Changyong, dekan i një instituti kërkimi në Shenyang "rritja e vazhdueshme e kostove dhe mungesa e punës janë stimujt kryesorë që fabrikat punësojnë robotë në vend të njerëzve". "Robotët kanë qënë aq të kushtueshëm saqë kompanitë nuk e konsideronin përdorimin e tyre. Vitet e fundit çmimet kanë rënë katër për qind për çdo vit. Në vitin 2013 Kina ka lënë pas Japoninë si tregu më i madh i robotëve në botë duke blerë 20 për qind të tyre", thekson ai./ /k.ll/ a.jor.