JERUSALEM, 2 korrik /ATSH-ANSA/ - Izraeli së shpejti do të tregtojë karburant për avionë të përbërë nga ajri dhe uji. Nuk është film fantashkencë, por një proces kërkimor i nisur disa vite më parë nga një ekip shkencëtarësh në universitetin "Ben Gurion" të drejtuar nga profesor Moti Herskowitz, i cili ka publikuar një dokument ku paraqitet puna e tij.
Krijimi i hidrokarbureve nga uji dhe ajri është teknikisht i mundur, por shumë i kushtueshëm. Izraelitët janë përqëndruar në gjetjen e teknikave të prodhimit më të sofistikuara që ulin koston.
Me pak fjalë, procesi ka të bëjë me nxjerrjen e molekulave të dyoksidit të karbonit nga ajri dhe përzierja e tyre me molekula të hidrogjenit që ndodhen në ujë. Kjo përzierje është kryer me sukses në laborator. Tashmë shkencëtarët izraelitë por eksperimentojnë metoda që mund ta shndërojnë këtë lloj karburanti në një produkt të konsumit të gjerë.
"Nuk ka asgjë magjike. Për momentin nuk mund të tregoj asgjë," deklaroi Moti Herskowitz por premtoi se në fund të vitit 2014 do të publikohet një dokument shkencor më i detajuar. Sipas ekipit të shkencëtarëve ky lloj karburanti jo ndotës i ambjentit, që konsiderohet si karburanti "green fuel" i së ardhmes, pritet të hyjë në treg brenda 10 deri në 20 viteve./
/G.S/  a.jor.