Teknologjia e Informacionit
starton gara e Albanian ICT Awards

Teknologjia e Informacionit<br />starton gara e Albanian ICT Awards
Ka nisur për të katërtin vit radhazi konkursi mbarëkombëtar për çmimet shqiptare të teknologjisë së informacionit.
 
Të enjten e 4 shkurtit Albanian ICT Awards çelën garën e një prej evenimenteve më të mëdhenj që ka si qëllim të vlerësojë arritjet dhe promovimin e inovacionit në këtë fushë.
 
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën për Hapje dhe Dialog – COD pranë Kryeministrisë, Ministrja e Inovacionit Milena Harito vuri theksin tek temat e nxehta të trajtuara në Forumin Ekonomik në Davos dhe pikërisht atë të “revolucionit të katërt industrial” identifikuar me teknologjinë e informacionit.

harito
 
Ndërsa profesori Ardian Civici gjatë përshëndetjes së tij shtroi një pyetje të Adam Smith, “Si mund të zhvillohen kombet?” Dhe përgjigja e tij ishte pikërisht tek inovacioni, mbi të të cilin qëndrojnë themelet e Albanian ICT Awards.
 
Ceremonia u shoqërua me supriza për të ftuarit nga stafi i Albanian ICT Awards ku spikati një mesazh holografik i trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi dhe xhirimi në teknologjinë 360 gradë i aktivitetit.

cod
 
Kushtrim Shala, bashkëthemelues dhe organizator i Albanian ICT Awards gjatë aktivitetit zbuloi edhe emrat e jurisë së këtij viti e përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Anni Dasho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.
 
Organizatorët thonë se edhe këtë vit do të jepen çmimet në 5 kategori: Inovacioni i Vitit, Mobiliteti i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në ngritje dhe Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë shtesë Akademiku i Vitit dhe Femra e Vitit do të votohen nga anëtarët e Jurisë. Ky aktivitet i praprin dhjetërave takimeve të cilat do të organizohen në kuadër të konkursit për të dërguar mesazhin e Albanian ICT Awards në çdo trevë shqiptare.
 
Entuziasmi dhe suksesi i ushqyer nga partneriteti në rritje do të kulmojë në Mbrëmjen tradionale Gala që mbyll dhe garën për çmimet ICT Awards.
 
 
 Redaksia Online
(E.R/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011